Sport

Dybala vazhdon te Juventus


Ylli argjentinas i Juventus-it, numri 10 i skuadrës, duket se është shumë afër rinovimit të kontratës.

Gazetari italian i afërt me bardhezinjtë, Momblano, ka konfirmuar lajmin në orët e hershme të ditës së hënë.

Momblano raporton që Juventus ka arritur marrëveshje më Dybala-n dhe agjentin e tij për rinovimin e kontratës.

Kontrata është e gatshme dhe gjithçka çfarë ka mbetur është të dihet kohëzgjatja e saj dhe e zeza mbi të bardhë nga Paulo Dybala.

Me kontratën e re, Dybala do përfitoj nëntë milion euro në vit, plus një milion në formë bonusesh.

Dybala po zhvillon sezonin e tij të gjashtë në Torino, ku ka zhvilluar 244 ndeshje, duke shënuar 98 gola dhe dhënë 40 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore