Sport

Dy çmime të reja do dhurohen në ceremoninë e Topit të Artë


Sonte dhurohet Topi i Artë për futbollistin më të mirë të vitit 2021.

Së bashku me futbollistin më të mirë, dhurohet Topi i Artë edhe për futbollisten më të mirë femër, Kopa Trophy për lojtarin më të mirë të ri dhe trofeu për portierin e vitit.

Të gjithë këta emra do të zyrtarizohen sonte.

Ceremonia sonte do të mbahet në Paris, me fillim në orën 20:30.

Normalisht, Topi i Artë do të jetë qershia mbi tortë dhe do zyrtarizohet së fundmi, por sonte do të marrë më shumë kohë se herat tjera.

France Football ka zyrtarizuar që gjatë ceremonisë së sontme do të dhurohen edhe dy çmime të reja.

Bëhet fjalë për:

-Klubin më të mirë të vitit.

-Golashënuesin më të mirë të vitit.

Të dy këto çmime do të dhurohen për arritjet gjatë vitit kalendarik, ashtu si edhe për çmimet e tjera.

Ceremonia e sontme premton spektakël, për secilën çmim që do të ndahet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore