Film

Dune, fantashkenca e re nga Villeneuve


Dune është adaptimi i novelës së famshme të vitit 1965, me të njëjtin emër, nga autori i tregimeve Sci-Fi, Frank Herbert.

Nën drejtimin e regjisorit Denis Villeneuve, Dune pritet të jetë një nga filmat më të ndjekur të 2021-shit.

Projekti ka mbledhur aktorët më në zë të kohës. Timothée Chalamet, Zendaya dhe Rebecca Ferguson janë ndër aktorët më të preferuar nga audienca e re.

Buxheti i filmit është përllogaritur rreth 165 milionë dollarë. Dune, do të mund të ndiqet prej datës 1 tetor 2021 në gjithë kinematë botërore./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore