Përballje

Drita fiton në Prishtinë, formohet treshja ‘e titullit’ në Superligë


Është mbyllur java e 17-të në Superligën e Kosovës me fitoren e Dritës në kryeqytet.

Kjo ishte ndeshja e fundit e një jave me pak gola por me shumë emocione.

Edhe në këtë ndeshje, si në të tjerat, golat kishte shumë pak.

Në fakt, në “Fadil Vokrri” u pa goli i vetëm nga tri takime në ditën e diel.

Skuadra nga Gjilani ishte shumë më dominuese në këtë takim, duke dominuar dhe duke krijuar shumë mundësi për shënim.

Mirëpo, përkundër kësaj, ata shënuan vetëm një gol.

Goli erdhi nga këmbët e Simonovski-t në minutën e 35-të, për rezultatin përfundimtar 0-1.

Drita në pjesën e dytë e menaxhoi shumë mirë epërsinë, por nuk arriti të gjejë edhe një gol për të qetësuar vetën.

Gjithsesi, në fund, gjilanasit dolën me tri pikë kurse Prishtina me duart boshë.

Drita ngjitet në vendin e tretë me 31 pikë, dy më pak se Ballkani dhe një më pak se Gjilani.

Kjo treshe tashmë edhe është ndarë nga pjesa tjetër e kampionatit, të paktën përkohësisht.

Prishtina mbetet e pesta me 24 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore