Sport

Drejtuesit e Milan-it dhe Villarreal-it do të takohen për të diskutuar transferimin e dy sulmuesve


Drejtuesit e Milan-it kanë planifikuar takim me ata të Villarreal-it këtë të mërkure për të diskutuar transferimet e mundshme të sulmuesve Arnaut Danjuma dhe Samuel Chukwueze.

Pavarësisht blerjes së fundit të Christian Pulisic nga Chelsea, kuqezinjtë janë ende të prirur për të sjellë më shumë përforcime në fazën e sulmit dhe Villarreal duket se ka dy lojtarë në rezervat e tyre që Milan-i shpreson t’i sjellë.

I pari është Danjuma, i cili, sipas “Calciomercato”, është ndjekur nga afër nga Milan-i që nga koha kur luante për Club Brugge midis viteve 2018-19.

Reprezentuesi holandez ka përvojë në Premier League dhe Championship nga koha e tij në Bournemouth, si dhe një vit e gjysmë të luajtur në La Liga me Villarreal. Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2022-23 si huazim me Tottenham.

Sipas raportit të “Calciomercatos”, Villarreal është i përgatitur të lërë Danjuma të largohet sërish në huazim, megjithëse do të kërkojë një tarifë prej 4 milionë euro për sezonin. Drejtorët e Milan-it thuhet se synojnë ta ulin këtë shifër.

Në anën tjetër, Chukëueze është një tjetër që është me interes për vendimmarrësit në “San Siro”, megjithatë, blerja e tij mund të jetë pak më e ndërlikuar se e shokut të tij të skuadrës.

Nigeriani vlerësohet në rreth 35 milionë euro nga “Nëndetësja e Verdhë” dhe Milan-it do t’i duhet sërish të negociojë për një ulje të atij çmimi.

Të mërkurën, përfaqësuesit e Milan-it do të takohen me homologët e tyre spanjollë për të diskutuar mënyrën më të mirë të veprimit për dy marrëveshjet e mundshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore