Sport

Dortmund-i shënjestron talentin e Augsburg-ut


Felix Uduokhai është emri më i ri i shfaqur në ambientet e Borussia Dortmund-it. Lojtari i Augsburg-ut, thuhet se vlerësohet 15 milionë euro nga klubi i tij.

Dortmund-i po vëzhgon Uduokhai-n e Augsburg-ut, ndërsa kërkojnë një qendërmbrojtës të ri, sipas Sport Bild.

23-vjeçari, i cili është ende nën kontratë deri në vitin 2024, do të lejohet të largohet për rreth 15 milione euro.

‘Die Schwarzgelben’ gjithashtu ka qenë i lidhur me një lëvizje për Maxence Lacroix të VfL Wolfsburg-ut.

Ndërkohë, tre mbrojtës mund të largohen nga “Signal Iduna Park”. Veteranët Lukasz Piszczek dhe Marcel Schmelzer janë të dy jashtë kontratës dhe nuk ka gjasa të nënshkruajnë marrëveshje të reja, ndërsa Nico Schulz mund të kërkojë një klub të ri, ku të ketë mundësinë për t’u aktivizuar titullar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore