Sport

“Do të donim që Mbappe të qëndronte, por është zgjidhja e tij”


Angel Di Maria pothuajse ka konfirmuar që ky është sezoni i fundit i Kylian Mbappe te PSG.

Futbollisti argjentinas ka folur për tabloidin francez RMC Sport, duke u shprehur për të ardhmen e Mbappe-s, rëndësinë personale në klub dhe Topin e Artë.

“Mbappe e di se çfarë drejtimi dëshiron t’i jap jetës dhe karrierës së tij”, e nisi Angel Di Maria.

“Do të donim që Mbappe të qëndronte”, vazhdoi ai, “të mos largohet, por është zgjidhja e tij personale”.

“Thjesht është kënaqësi të luaj me të, gjithçka tjetër është vendimi i tij”.

Mbappe pritet që gjatë verës të kompletojë transferimin e shumë dëshiruar te Real Madrid-i.

Sa i përket Topit të Artë, Di Maria thotë se atë e meriton shoku i tij i skuadrës, edhe te Argjentina edhe te PSG, Lionel Messi.

“Messi, pa dyshim”, shprehet ai, “ka qenë futbollisti më i mirë i këtij viti me një diferencë të madhe”.

Kurse, për sa i përket roli të tij në klub, ai e pranon që ka ndryshuar pak.

“Kur e ke një treshe si Messi, Neymar dhe Mbappe përpara, është e vështirë të luash”.

“Por”, vazhdon ai , “Pochettino shpesh herë më inkuadron në krah, derisa Messi mbetet në mes, jam i lumtur”.

“Po luftojë për çdo sekond, për çdo mundësi, kam shumë besim te vetja dhe që rasti im do të arrijë përsëri”.

Di Maria po kalon sezonin e tij të pestë te PSG, ku ka fituar shumë trofe dhe ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore