Sport

Dita vendimtare për të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer, Conte vëzhgon situatën


E hëna do të jetë dita vendimtare për të ardhmen e norvegjezit, Ole Gunnar Solskjaer.

Humbja e thellë, 0-5, përballë Liverpool-it në “Old Trafford”, me shumë mundësi do ketë qenë e fundit e OGS në stolin e United.

Trajneri norvegjez tani nuk dëshirohet nga askush, sidomos nga tifozët, dhe drejtuesit e klubit nuk kanë më zgjidhje tjetër.

Sipas the Guardian, shkarkimi i Ole-s gjatë ditës së sotme tani është mundësi shumë e madhe.

Një pikë në katër ndeshjet e fundit në Premier League, vendi i shtatë, tetë pikë prapa të parit, e bëjnë thuajse të pamundur vazhdimin e norvegjezit në Old Trafford.

Joel Glazer aktualisht ndodhet në Florida, andaj një vendim mund të pritet gjatë ditës së sotme, përkatësisht gjatë mesditës në Florida ose mbrëmjes te ne.

Favorit për të zëvendësuar Ole-n, është Antonio Conte.

Conte nuk dëshiron që të marrë drejtimin e një skuadre në mes të sezonit, por ai do bënte përjashtime për United, që konsiderohet si një mundësi e artë.

Orët e ardhshme mund të sjellin lajme të mëdha nga ana e kuqe e Manchester-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore