Kosova

Dita e fundit, për verifikimin e listës së deputetëve në Kosovë


Institucionet kompetente, të mërkurën 20 janar, kanë afatin e fundit, që t’i dërgojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), listën përfundimtare të kanditatëve, që do të garojnë në zgjedhjet e 14-shkurtit, në Kosovë.

Pas verifkimit të tyre, do të shihet nëse kanë apo jo aktakuzë, gjatë tre viteve të fundit.

Pas verifikimeve të bëra deri tani, Lëvizja Vetëvendosja (LVV), ka 10 kandidatë me aktakuzë aktive. Në këtë listë, përfshihet dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti. I dënuar me kusht për ‘hedhje të gazit lotsjellës’, në parlament, në 2018-ën.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë nga katër kandidatë me aktakuzë.

Në këtë listë, përfshihen edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Nisma Socialdemokratike dhe Lista Serbe.

Rreth kandidimit të Kurtit, juristët kanë dyshime, nëse do t’i lejohet apo jo garimi në listën zgjedhore të partisë së tij.

Pas listës përfundimtare KQZ, do të bëjë certifikimin e këtyre kandidatëve. Në rast se KQZ, nuk e bën certifkimin, kandidatët kanë të drejtë të ankohen pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Të hënën, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, nisi verifikimin e listës së subjekteve politike.

Kosova shkon brenda katër vitesh, tre herë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore