Gjykata Speciale

Dëshmitari i 29-të refuzon të dëshmojë ndaj ish krerëve të UÇK-së: Nënshkrimi im u falsifikua


Gjykata Speciale, foto nga arkivi.

Avokati mbështetës për dëshmitarin e 29-të në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se klienti i tij nuk është duke u ndjerë mirë, prandaj s’është i gatshëm as të dëshmojë, por të shkojë në burg.

“Klienti im është shumë i stresuar, nuk është i gatshëm të japë dëshmi, por i gatshëm të shkojë në burg”, tha avokati mbështetës.

Teksa është pyetur nga Prokuroria e Speciales për një provë, deklaratë të cilën ky organ pretendon se ai e ka dhënë në vitin 2004, ka mohuar që të gjitha.

Duke thënë se, “nënshkrimi që është në fund të deklaratës, nuk është i imi”.

Ndërsa, nga avokati u kërkua një pushim 30 minutësh që edhe njëherë të konsultohet me dëshmitarin e 29-të të Prokurorisë Speciale, që të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Gjykata Speciale.

Në seancën e së mërkurës në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim, Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka bërë të ditur se ka caktuar një avokat mbështetës për dëshmitarin e 29-të të mbrojtur të Prokurorisë, duke informuar se është i lirë që të konsultohet me të.

Avokati është caktuar pas kërkesës së dëshmitarit, me arsyetimin se nuk po i kuptonte gjërat mirë.

Pas përfundimit të dëshmisë në Gjykatën Speciale të ish-gazetari të mediumit serb, Tanjug, Nebojsha Radosheviç, ka nisur dëshminë dëshmitari i radhës i Prokurorisë ‘04557’.

Që nga fillimi i seancës për mbrojtje të dëshmitarit është thënë se seanca duhet të kaloj në sesion privat ndërsa të hënën avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka ngritur një rast që nëse vërtetohet përbën një nga skandalet më të mëdha prejse ka filluar seancat Specialja.

Emmerson, tregoi se në shënimet përgatitore për dëshmitarin e radhës është vërejtur se ai ka tentuar të negociojë me Prokurorinë një pako përfitimi për të, në këmbim të dëshmisë.

Avokati po ashtu tha se vërehet se aty dallohet një zyrtar i prokurorisë teksa i sugjeron dëshmitarit mundësi përfitimi në këmbim të dëshmisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore