Sport

Derbi i Tiranës, bardheblutë fitojnë dhe zhysin demat edhe më shumë në krizë


Në javën e gjashtë të Abissnet Superiores, ndeshja kryesore e javës u zhvillua mes Tiranës dhe Partizanit, në “Air Albania”.

Derbi i kryeqytetit erdhi në dy dimensione të ndryshme.

Tirana kërkonte shkëputjen në krye, Partizani largimin nga zona e kuqe.

Sukses arritën të parët, me një fitore minimale, të vuajtur, por me vlerë tre pikë, si çdo fitore tjetër.

Si çdo derbi tjetër, edhe kjo ndeshje solli më shumë në tribuna, se sa në fushë.

Fanatics dhe Guerrils sollën një atmosferë të mrekullueshme në shkallët e stadiumit, derisa në fushën e blertë, fjalën kryesore e tha pika e bardhë e 11-metrave.

Pas disa problemeve në tribuna, semafori i shtesës tregoi dhjetë minuta më shumë se 45-shi në pjesën e parë.

Në minutën e 53-të, ose të tetën shtesë, Tirana fitoi një penallti.

Vesel Limaj e konvertoi në gol mundësinë e artë, duke shënuar për 1-0, që do dilte të ishte edhe rezultati përfundimtar.

Pas gjashtë javëve të luajtura, Tirana gjindet në piedestalin e Superiores, kurse Partizani po lufton për mbijetesë.

Tabela e plotë e Superiores pas gjashtë javësh është kjo:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore