Lajme

Davenport: Kosova me legjislacion të mirë, sfidë implementimi


Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport

Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Michael Davenport, në një intervistë dhënë për RTK2 ka deklaruar se Kosova ka legjislacion të mirë, por se problemi qëndron në implementimin e saj.

Sa i përket monitorimit të qëndrimit të institucioneve të Kosovës karshi minoriteteve, ai tha se OSBE vazhdimisht është e fokusuar në atë pjesë dhe se është vërejtur progres viteve të fundit.

“Ne rregullisht monitorojmë përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të institucioneve të Kosovës për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave”.

“Më duhet të ju them se kemi vëzhguar progres këto vitet e fundit për mbrojtjen e të drejtave, por mua më duket se institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë këtë progres”, ka thënë ai.

Udhëheqësi i misionit të OSBE-së është në pajtim të plotë me dialogun Kosovë-Serbi  dhe se ajo është zgjidhja përmes të cilës duhet të adresohen çështjet e pazgjidhura mes dyja vendeve.

“Që të dyja, edhe Prishtina edhe Beogradi kanë shumë çfarë të fitojnë nga ky proces, nga suksesi i normalizimit të marrëdhënieve”.

“Është në interes të të të gjithë rajonit për të arritur marrëveshje të qëndrueshme ndaj këtyre çështjeve”, ka thënë Davenport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore