A.S. autori i vrasjes sё A.B. nё 13 shkurt tё kёtij viti, nё Reykjavik nё Islandё, ka treguar se e ka kryer vrasjen pёr çёshtje personale.
Ai theksoi se midis tyre ka patur kёrcёnime tё shumta, tё cilat agravuan situatёn. Sipas tij, personat e tjerё tё arrestuar nuk kanё lidhje me ngjarjen.
“Më vjen shumë keq që një numër i madh njerëzish, të cilët nuk kanë marrë pjesë në atë që bëra unë, ishin të përfshirë në këtë çështje dhe madje u desh të vendoseshin në paraburgim. Gjithçka ka ndodhur për arsye personale”, shpjegon A.S.
Autori nuk ka diskutuar shumё pёr çёshtjen, por u shpreh se mund t’a bёjё kёtё kur tё pёrfundojё hetimi.
A.S. ka jetuar pёr rreth 7 vite nё Islandё dhe sipas mediave ndёrkombёtare, dyshohet tё ketё patur armiqёsi me A.B.
Ai ёshtё gjithashtu njё person i njohur pёr drejtёsinё shqiptare, pasi ёshtё shpallur nё kёrkim pёr vjedhje me dhunё.
A.B. u ekzekutua me pistoletё me silenciator, mё 13 shkurt, nё Reykjavik tё Islandёs.
Ngjarja ndodhi rreth orёs 23:57, tek dera e shtёpisё sё tё ndjerit.
Autori e qëlloi me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë. 33-vjeçari nga Tepelena jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurimi.
Ai la pas gruan e tij shtatzёnё dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.
10 persona nga 7 shtete si Shqipёria, Islanda, Spanja dhe Lituania u arrestuan lidhur me vrasjen.
Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka nisur si mosmarrëveshje mes dy grupeve kriminale, por i arrestuari nuk ka konfirmuar ende asgjë.
Policia ka raportuar dhe mundёsinё për hakmarrje. Dy persona janë prangosur pasi dyshohej se mund të hakmerreshin për vrasjen e Beqirit. Të dy rezultuan partnerë biznesi të të ndjerit.
Për shkak të mungesës së armës së krimit, ndaj A.S.nuk është ngritur ende një akuzë. Kjo do të thotë se ky i fundit do tё lirohet nёse nuk akuzohet deri më 15 maj.