Sport

COVID-19 godet Atletico Madrid-in


Pas Barcelonës, edhe Atletico Madrid-i është goditur nga një valë infektimesh me COVID-19.

Në fakt, klubi “Rojiblancos” ishte klubi i parë që nisi këtë valë, me infektimin e portierit slloven, Jan Oblak.

Sot, në klubin madrilen janë konfirmuar edhe pesë raste tjera me COVID-19.

Katër nga pozitivët janë futbollistët, kurse i pesti është pikërisht trajneri i kësaj skuadre, Diego Simeone.

Simeone nuk do të jetë në stolin e skuadrës së tij të paktën për dy ndeshjet e javës së ardhshme.

Sa i përket emrave të futbollistëve, “Rojiblancos” kanë humbur katër emra shumë të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për Koke-n, Antoine Griezmann, Hector Herrera dhe talenti portugez Joao Felix.

Atletico nuk ka punë shumë të lehtë në ligë.

Në dy ndeshjet e ardhshme ata presin Rayo Vallecano-n e vendit të katërt, dhe udhëtojnë në një fushë shumë të vështirë si ajo e Villarreal-it.

Sipas protokollit të La Liga-s, ndeshja nuk mund të shtyhet.

Kjo për arsye se Atletico Madrid i ka në dispozicion më shumë se 13 lojtarë dhe të paktën një portier.

Vetëm në rast të një tjetër “shpërthimi” në kampin kuqebardh, ndeshjet do të luhen siç ishin planifikuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore