Sport

Conte shumë afër Tottenham-it


Antonio Conte duket se do të jetë trajneri i ri i Tottenham Hotspurs.

Tottenham-i e shkarkoi sot trajnerin portugez Nuno Espirito Santo pas tre muajve negative në klub.

Dhe, trajneri i tyre i radhës duket se do të jetë Antonio Conte.

Kështu raportojnë të gjitha mediat e afërta me trajnerin dhe me klubin londinez.

Conte ishte shumë afër Tottenham-it edhe gjatë verës, por në momentet vendimtare, gjelat vendosën për Nuno-n.

Edhe Manchester United është e interesuar për shërbimet e Conte-s, por trajneri italian nuk dëshiron të presë.

United është ende e pavendosur mbi të ardhmen e Ole Gunnar Solskjaer, andaj Conte nuk dëshiron të lëshoj këtë mundësi të mirë.

Për italianin kjo do të jetë hera e dytë në Premier League, pasi drejtoi edhe Chelsea-n për disa vite.

Conte pritet të nënshkruaj kontratë deri në fund të vitit tjetër, me mundësi rinovimi për më gjatë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore