Kosova

Çmimin e vajit nuk e ka rritur dora e padukshme e tregut, por dora e dukshme e njeriut


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas vizitës në fabrikën e vajit ushqimor “Floil”në Gjilan, ka komentuar ngritjen enorme të çmimit të vajit brenda 24 orëve në disa markete të Kosovës, duke potencuar se ngritja në fjalë është fryrje artificiale e qëllimshme, assesi e rastësishme.

Kryeqeveritari, ka kërkuar që këto çmime të fryera të vajit të cilët sipas tij janë më të lartat në botë duhet të shfryhen.

“Po të ishte çmimi 3 euro e gjysmë siç thatë ju do të mund të thoshim që ndoshta edhe është e rastësishme, mirëpo ishte 3 euro e 49 cent anë e mban marketeve nëpër Kosovë po na njoftojnë qytetarët e Kosovës konsumatorët në këto markete përmes fotografive çmimi identik 3 euro e 49 cent, 3 euro e gjysmë mund të ishte rastësi por 3 euro e 49 cent nuk është e rastësishme, kjo përputhje anë e mbanë Kosovës është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka bërë të ditur se qytetarët në Kosovë nuk duhet të kenë panik pasi në stoqet e rafinerisë së “Floil” janë diku rreth 300 mijë litra vajë të pa përpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth 1 muaj për konsum.

“Është lajmë për krejt qytetarët e Kosovës se tashmë kemi vaj të pa përpunuar që do të përpunohet dhe do të mjaftojë për konsumin rreth 1 muaj. Ndërkohë gjatë këtij muaji si qeveri e Kosovës do të mundohemi që të gjejmë burime të lëndës së parë të vajit të pa përpunuar me shtetet mike ashtu që në Kosovë të vije vaji i pa përpunuar që mund të përpunohet”, ka thënë Kurti

Sipas tij kërkesa aktualisht e vajit është artificialisht shumë më e lartë sesa konsumi.

“Bëhet fjalë për fryrje të çmimeve nga faktori njeri e jo prej gjendjes objektive në vend. Këto duhet të shfryhen. Unë besoj se kjo që thash tani, se i kemi 300 mijë litra vaj të papërpunuar këtu është më se e mjaftueshme që të gjithë ta kuptojnë se s’ka vend për panik”, ka thënë Kurti.

Ndryshe për 50 për qind për vetëm një ditë është shtrenjtuar litra e vajit të lulediellit në Kosovë. Përderisa një litër të mërkurën kushtonte rreth 2.3 euro, të enjten në disa markete çmimin ka fluturuar në 3.5 euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore