Sport

Çmimi i madh i Rusisë ndryshon destinacion


Çmimi i madh i Rusisë në Formula 1 do të zhvendoset nga Sochi në pistën e Igora Drive jasht Shën Petersburg nga viti 2023.

Resorti afër detit të zi, Sochi, që njëkohësisht është edhe shtëpia e presidentit Putin, ka mbajtur garën që nga inaugurimi i saj në vitin 2014.

Putin është një tifoz i madh i garës së Sochi-t, por është marrë një vendin që tani gara të zhvendoset në një prej qyteteve historike të Rusisë.

Një deklaratë zyrtare e F1 e cilësoi pistën e Igora Park si një “vend shumë të bukur”.

Vendimi erdhi pas konsultimit me presidentin Putin, dhe për shkak të pistës që ofron shumëllojmëri në mënyrën se si do të garohet.

F1 shtoi: “Përfshin dhjetë pista profesionale për gara dhe testim në një sipërfaqe më të madhe se 100 hektarë. Ndodhet 54 kilometra larg Shën Petersburgut, është dizajnuar nga arkitekti gjerman Hermann Tilke dhe në vitin 2020 morri licensën kryesore të FIA-s”.

“Do të tregojmë më shumë detaje rreth eventit në muajt e ardhshëm, deri sa vazhdojmë garën e Sochi-t në dy vitet e mbetura”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore