Përballje

Chelsea, Tottenham dhe Liverpool kompletojnë emrat gjysmëfinaliste në EFL Cup


Kupa më e vjetër në Angli, kupa e ligës, tani e njihur me emrin EFL Cup, ka mësuar tri emrat tjerë gjysmëfinaliste.

Të mërkurën në program ishin tri ndeshje tjera.

Chelsea ishte mysafire e Brentford, Leicester ishte mysafire e Liverpool-it favorit kurse Tottenham në derbin e Londrës e priti West Ham-in.

Chelsea nuk e kishte aq të lehtë sa pritej përballë Brentford, në fakt vuajti deri në fund.

Goli erdhi në minutën e 80-të, vetëm fal një gabimi të futbollistëve vendas.

Jansson shënoi në portën e gabuar, duke i dhuruar mysafirëve epërsinë e parë.

Pesë minuta më vonë, Jorginho ishte i saktë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 0-2.

Në ndeshjen Liverpool – Leicester ndodhi gjithçka.

Brenda 20 minutave të para, Vardy shënoi dy herë për Leicester kurse Oxlade Chamberlain ngushtoi epërsinë në 1-2.

Mirëpo, pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-3 pasi Maddison shënoi një super gol.

Pas tentativave të shumta, Liverpool-i shënoi një herë me anë të Jota-s, dhe me Minamino-n në fund.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-3 dhe iu drejtua penalltive.

Aty, Liverpool fitoi me rezultat 5-4, duke iu drejtuar gjysmëfinales.

Në ndeshjen Tottenham – West Ham, gjithçka u zgjodh brenda pesë minutave.

Në minutën e 29-të, Bergwijn shënoi për 1-0, në minutën e 32-të Bowen barazoi kurse Lucas Moura shënoi për 2-1 në minutën e 34-të, që do ishte edhe rezultati përfundimtar.

Arsenal, Tottenham, Chelsea dhe Liverpool janë katër skuadrat gjymsëfinaliste të EFL Cup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore