Sport

Chelsea fiton për kreun, Arsenal-i mbetet i parafundit


Në “Emirates”, u zhvillua derbi i Londrës mes Arsenal-it dhe Chelsea-s.

Arsenal-i e cila filloi sezonin shumë keq, me humbjen 2-0 përballë Brentford, këtë ndeshje e kishte për të treguar se ishte thjesht rastësi.

Por, kjo nuk ndodhi.

Topçinjtë e Arteta-s u nxorrën tërësisht jashtë lojës nga blutë e Tuchel-it.

Në ditën e rikthimit të tij, Romelu Lukaku gjeti rrugën e rrjetës.

Pas një aksioni shumë të bukur, ai u gjend në fund të pasimit të Reece James, duke e dërguar topin në rrjetë.

Dominimi i Chelsea-s vazhdoi, e ky dominim u shpërblye me gol nga Reece James, që e shfrytëzoi shumë mirë pasimin e Mount.

Kështu u mbyll pjesa e parë dhe i gjithë takimi.

Chelsea hyri për të menaxhuar epërsinë në pjesën e dytë, dhe këtë e bëri shumë mirë.

Chelsea ngjitet në krye pas dy javësh, së bashku me Liverpool-in.

Arsenal-i mbetet në vendin e 19-të, më posht se ta gjendet vetëm Norwich City.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore