Kosova

Çfarë kishte deklaruar Rugova kur ishte pyetur për UÇK-në në Hagë


Ibrahim Rugova ne Hage

Kur ishte thirrur nga Tribunali Ndërkombëtar në Hagë në cilësinë në dëshmitarit në gjykimin kundër Sllobodan Millosheviç-it, ish-presidenti i Kosovës dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, ishte pyetur edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Rugova atje kishte deklaruar se UÇK-ja “ka qenë një organizatë që është krijuar nga populli, nga njerëzit, kur ka filluar sulmi ushtarak mbi Kosovën”.

Udhëheqësit e UÇK-së, kishte thënë Rugova, ishin “patriotë dhe kanë luftuar për lirinë e Kosovës”.

Citati i Rugovës është shpërndarë rishtazi nga nën-kryetari i LDK-së dhe një nga bashkëpunëtorët e Rugovës, Lutfi Haziri.

Haziri e ka shpërndarë videon në ditën kur është organizuar marsh masiv në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim në Hagë, të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Një ditë para fillimit të gjykimit, dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar rrugëve të Prishtinës për të treguar përkrahjen masive që vazhdojnë ta kenë themeluesit e UÇK-së.

Marshuesit kanë kërkuar drejtësi për të akuzuarit dhe lirim sa më të shpejtë të tyre.

Përfundon marshi, pjesëmarrje masive e shqiptarëve në mbrojtje të UÇK-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore