Auto

Cadillac XT4 i ri me tapiceri lëkure


Cadillac XT4 i ri i vitit 2021 vjen me ndryshime të vogla në dizajn ku më e dukshmja është tapiceria prej lëkure.

“Panelet janë të mbuluara me një mbështjellje prej lëkure të qepur”, bën me dije Car and Driver.

Modeli Premium Luxury përfshin pasqyra të jashtme me sinjale kthyese të integruara ndërsa modeli Sport përfshin dizajn unik të gomave. Sediljet e përparme kanë përforcim më të mirë. Pjesë e përmirësimit të modelit Sport janë edhe amortizuesit adaptivë.

Pjesa e brendshme e makinës është e gjerë dhe e rehatshme. “Përmasat krijojnë një pamje sportive të shkathët, megjithatë XT4 ofron dobi të mëdha”, thotë Therese Pinazzo, menaxhere dizajni te Cadillac.

Paketa opsionale e Ndërgjegjësimit të Shoferit ofron dritat e gjata automatike dhe ndihmën e mbajtjes së korsisë.

Gjithashtu, paletës së disponueshme të ngjyrave u bashkohen Tintcoat Infrared dhe Wave Metallic.

Për sa i përket motorit, ai është me katër cilindra turbo me 237 kuaj fuqi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore