Sport

Bundesliga/ Triumfon M’gladbach-u, Dortmund-i dhe Leverkusen-i, hap fals për Leipzig-un


Kanë përfunduar pesë ndeshjet e para të të shtunës në Bundesliga gjermane. Bie në sy fitorja bindëse e Borussia Monchengladbach-ut 4-0 përballë Greuther Furth-it.

Fitore arritën dhe Borussia Dortmund-i dhe Bayer Leverkusen-i. Wolfsburgu barazoi me Armina Bielefeld-in dhe Leipzig-u humbi përballë Hoffenheim-it.

Të premten, Bayern Munich-u humbi në shifrat 2-1 përballë Augsburg-ut dhe skuadrat që ndodhen poshtë bavarezëve në renditje kanë përfituar për t’u afruar me kreun.

Dortmund-i fitoi në shifrat 2-1 përballë Stuttgart-it. Fitore që e çon në kuotën e 27 pikëve, një pikë më pak se Bayern-i kryesues. Golat për verdhezinjtë i shënuan Donyell Malen-i dhe Marco Reus. Për miqtë shënoi Roberto Massimo.

M’gladbach-u fitoi 4-0 me Furth-in. Golat u shënuan nga Jonas Hofmann (dopietë), Florian Neuhaus-i dhe Alassane Plea. Me fitoren e arritur, vendasit shkojnë në kuotën e 18 pikëve, në vendin e shtatë.

Leverkusen-i fitoi minimalisht 1-0 përballë Bochum-it. Amine Adli shënoi golin e vetëm të takimit. Gol i cili e ngjit Leverkusen-in në vendin e katërt dhe në kuotën e 21 pikëve.

Wolfsburg-u barazoi në shifrat 2-2 me Bielefeld-in në transfertë. Për vendasit shënuan Masaya Okugawa dhe Fabian Klos. Për miqtë shënuan Wout Weghorst dhe Lukas Nmecha.

Leipzig-u ka humbur në shifrat 2-0 përballë Hoffenheim-it në transfertë. Diadie Samassekou dhe Munas Dabbur shënuan për vendasit.

Renditja e Bundesliga:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore