Sport

Boehly: UEFA do ndalojë klubet të transferojnë lojtarë me çfarëdo çmimi


Pronari i ri i Chelsea-t, Todd Boehly, ka thënë se rregullat e UEFA-s për lojën e ndershme financiare kanë filluar të vështirësohen dhe klubet nuk do të jenë më në gjendje të nënshkruajnë lojtarë “me çfarëdo çmimi” për shkak të rreziqeve të sanksioneve.

Një grup investimi i udhëhequr nga Boehly dhe Clearlake Capital bleu Chelsean muajin e kaluar pasi ish-pronari Roman Abramovich nxori klubin në shitje pas pushtimit rus të Ukrainës.

Chelsea ka qenë skuadra më e suksesshme në Angli në periudhën që kur Abramovich bleu klubin në vitin 2003, kryesisht falë investimit të rusit.

“Fair-play-i financiar ka filluar të marrë disa  masa dhe kjo do të kufizojë aftësinë për të blerë lojtarë me çdo çmim”, tha Boehly në konferencën ndërkombëtare SuperReturn në Berlin.

“UEFA e merr seriozisht dhe do të vazhdojë ta marrë seriozisht. Do të thotë ndëshkime financiare dhe skualifikim nga garat sportive”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore