Kosova

Bie në humnerë, humb jetën një person në Prevallë


Ilustrim

Një person e ka humbur jetën, pasi ka rënë në një humnerë në Prevallë.

Lajmin e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Sot rreth orës 14:35 kemi pranuar informacionin se një person ka rënë në humnerë në Prevallë. Njësitet policore, njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se ekipi i mjekëve pas orës 16:00 e kanë konfirmuar se personi në fjalë ka ndërruar jetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore