Bernabeu i ri, kështjellë parash për Real Madrid-in

SHFLETO
Ardit Lipa
17.11.2021 20:00
Loading Icons...

Në dhjetor të vitit 2022, do të inaugurohet përfundimisht Santiago Bernabeu i ri.

Projekti ka filluar punën që në vitin 2018, dhe pas katër vitesh, dyertë do të jenë të hapura për publikun – jo vetëm publikun sportiv.

Siç ka bërë të ditur vetë Real Madrid-i me një video të postuar disa muaj më parë, stadiumi i ri do të organizojë shumëçka, përveç futbollit.

Basketboll, Tenis, Futboll Amerikan, do të jenë disa nga sportet tjera që do të organizojnë ndeshje në tempullin e futbollit spanjoll.

Por, kjo nuk është e tëra. Stadiumi i rinovuar do të organizojë edhe evente jo-sportive – Koncerte, Sfilata mode, Panaire etj.

Dhe, kjo është edhe pjesa kur Real Madrid-i stadiumin e shndërron në makineri parash.

Sipas El Confidencial, një media e afërt me klubin madrilen, presidenti Perez ka nënshkruar me një kompani nga ShBA-të që të organizojë këto evente jo-sportive në Bernabeu.

Nga kjo marrëveshje, Real Madrid-i do të përfitojë mbi 400 milionë euro.

Sipas një artikulli të postuar nga Marca disa ditë më parë, nga Santiago Bernabeu, mbretërorët do të gjenerojnë diku rreth 1 miliard euro në vit.