Sport

Benzema flet rreth një ritkhimi të mundshëm te Lyon-i


Karim Benzema po fillon sezonin e tij të 13-të me Real Madrid-in.

Tani i shndërruar në legjendë e klubit madrilen dhe kapitenin e dytë të skuadrës, Benzema po futet në fazën e fundit të karrierës së tij.

Francezi me madrilenët ka zhvilluar 562 ndeshje.

Ai ka shënuar 281 gola, duke qenë pjesë e top pesë golashënuesve më të mirë në histori të klubit.

Krahas tyre, ai ka edhe 147 asistime, më shumë se çdo futbollist tjetër në historinë e madrilenëve.

Para se të ishte futbollist i klubit mbretëror, Benzema ka qenë pjesë e Lyon-it.

Se a do të rikthehet ndonjëherë në Francë, Benzema e ka përmendur në një intervistë për shtyp.

“Rikthimi? Nuk e di”, u shpreh ai.

“Jam njeri që i marr gjërat vit pas viti, ngadalë”.

“Gjithçka është e mundur, por për momentin jam i fokusuar që të shpenzojë dy vitet e fundit te Real Madrid-i”.

Benzema ka rinovuar kontratën me klubin madrilen deri në vitin 2023, dhe rinovimi i tij do të varet nga performanca që do të ketë gjatë këtyre dy viteve.

Sezonin aktual Benzema e ka nisur shumë mirë, me dy gola dhe tre asistime në tri ndeshjet e para.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore