Sport

Bayern Munich gati të thyej çdo rekord të klubit për Pedri-n


Bayern Munich është gati që të shndërrojë talentin e Barcelonës, Pedri, në transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit.

Edhe pse vetëm disa javë më parë Pedri nënshkruajti rinovimin me Barcelonën deri në vitin 2026, ofertat për të nuk mungojnë.

Klubi bavarez e sheh spanjollin si një opsion shumë të mirë për të tashmen dhe të ardhmen e mesfushës.

Në kushte normale, ky transfer as nuk do të përflitej, por duke marrë parasysh kushtet financiare të klubit katalunas, kjo është mëse e mundur.

Sipas Diario AS, tabloidit të madh spanjoll, Bayern janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për shërbimet e Pedri-t.

Kjo shifër, nëse realizohet në transferim, do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit bavarez.

Poashtu, Bayern janë të gatshëm të katërfishojnë pagën e asaj që Pedri përfiton te Barcelona.

Zërat për këtë sagë pritet të shtohen ditëve të ardhshme, me Bayern-in që premton një ofertë drejt bluagranëve në muajin janar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore