
Douglas Costa, i cili iu ribashkua skuadrës gjigante të Bundesliga-s, Bayern-it, ka dështuar që shfaqë performanca të mira nën Hansi Flick, dhe nuk do vazhdoj në “Allianz Arena”.
Bayern Munich nuk do e zgjasë huazimin e Douglas Coasta-s pas këtij sezoni, i cili u rikthye nga Juventus në fillim të sezonit në huazim një + mundësi rinovimi edhe për një vit.
Por, Hansi Flick ka refuzuar që ta shfrytëzoj këtë mundësi.
Vendimi i Bayern-it për të mos rinovuar edhe për një vit me brazilianin e detyron klubin bardhezi që të kërkoj zgjidhje për të.
Pirlo poashtu e ka bërë të detyrën që nuk e ka në planet e tij brazilianin 30-vjeçar.
Skuadra të interesuara për shërbimet e Costa-s janë ato nga Brazili, Gremio dhe Santos.
Me sa duket, Costa po kalon muajt e fundit në kontinentin evropian.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com