Përballje

Bavaria zhyt Stuttgart-in, në Gjermani askush nuk e ndal Bayern-in


Bayern Munich ka filluar shkëputjen e zakonshme në Bundesliga, duke u ngjitur nëntë pikë mbi Dortmund-in.

Vetëm dy javë më parë, në derbi luhej për kreun, kurse tani Dortmund-i duket se nuk ka fuqi të luftojë.

Sonte, Bayern ishte mysafire e Stuttgart-it, në një ndeshje që shkoi totalisht ashtu siç pritej – me dominim të Bayern-it.

Bavarazët dominuan gjatë gjithë takimit, dhe kjo u reflektua edhe në rezultat.

Por, në 45 minutëshin e parë, ata shënuan vetëm një herë.

Ishte minuta e 40-të kur Gnabry shfrytëzoi shumë mirë asistimin e Sane-s, dhe shënoi për 0-1.

I njëjti do të ishte protagonist edhe në pjesën e dytë.

Vetëm pas tetë minutave, Gnabry shënoi edhe golin e dytë personal, për rezultatin 0-2.

Serge Gnabry më vonë, nga minuta 69 deri 74 ishte direkt i përfshirë në tri gola.

Ai asistoi për Lewandowski-n dy herë, në minutën e 69-të dhe 72-të, kurse shënoi vet në të 74-ën, duke kompletuar hetrikun.

Pra, Serge ishte i përfshirë në të gjitha pesë golat e skuadrës së tij në këtë takim.

Bayern tani ka 40 pikë në vendin e parë, kurse Stuttgart me 17 pikë ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë në vendin e 15-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore