Kosova

Bardiqi jep dorëheqje nga Bordi Drejtues i ShSKUK-së


Foto nga ShSKUK-ja.

Kryesuesi i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), Naim Bardiqi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, të enjten.

Pas përfundimit të mbledhjes së bordit nga Bardiqi është thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka qenë i informuar se ai do të largohet nga kjo pozitë një muaj më herët.

Duke shtuar se “i kam premtuar ministrit se do të qëndrojë për një vit”.

“Jashtëzakonisht mirënjohës dhe falënderues për kolegialitetin dhe bashkëpunimin”, tha ai.

3 maj të 2023-së, Bardiqi ishte emëruar në pozitën e kryesuesit të bordit të ShSKUK-së.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia më 26 prill të 2023-së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës kishte emëruar bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas një muaji mungesë të këtij bordi.

Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i kishte skaduar mandati më datë 27 mars 2023.

Bordi i cili është emëruar më datën 27.03.2020, e të cilit i kishte skaduar mandati, ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.

Opozita vazhdimisht e kishte kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për mosemërimin e bordit të ri të SHSKUK-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore