Sport

Barcelona, Manchester United dhe Liverpool në “luftë” për Saul


Përfaqësuesit e mesfushorit të Atletico Madrid, Saul Niguez do të fluturojnë në Angli për të diskutuar një lëvizje në Premier League javën e ardhshme, ka raportuar gazeta Mirror.

26-vjeçari është kërkon largimin nga Atletico në javët e fundit, domethënë një marrëveshje me Barcelonën, ose dy klubet angleze, Liverpool dhe Manchester United janë në radhë për të nënshkruar me mesfushorin.

Mesfushori spanjoll thuhet se do të jetë në dispozicion për 35 deri në 40 milionë funta, pavarësisht një klauzole blerjeje prej 125 milionë funtash në kontratën e tij aktuale.

Thuhet se Attletico janë të gatshëm të pranojnë një ofertë më të ulët për të kompensuar problemet financiare të shkaktuara nga pandemia.

Raportet sugjerojnë se Manchester United nuk janë në pozitë shumë të mirë për të nënshkruar Saul, për shkak se kanë arritur marrëveshje me anësorin, Jadon Sancho dhe mbrojtësin francez, Raphael Varane.

Situata financiare nuk ja u mundëson atyre që të shpenzojnë edhe shumë para, pasi ata kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë funta deri më tani.

Sa i përket Liverpoolit, ata po kërkojnë të mbushin zbrazëtinë e lënë nga Georginio Wijnaldum, i cili u largua falas në fund të kontratës së tij muajin e kaluar.

Mesfushori ishte një pjesë kryesore e skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligës, por të dyja palët nuk mundën të binin dakord për një marrëveshje të re, duke rezultuar që holandezi të largohej për në Paris Saint-Germain.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore