Kampionate

Ballkani e nis me një fitore ndaj Prishtinës epokën e re post Ilir Daja


Skuadra e Ballkanit e ka nisur me fitore epokën e re me në krye, Artim Pollozhanin, me këtë të fundit që mori detyrën pas largimit të Ilir Dajës, trajnerit që fitoi tituj të rëndësishëm dhe arriti dy here në grupet e UEFA Conference League me ekipin nga Suhareka.

Ballkani arriti një fitore të ngushtë 1-0 në shtëpi përballë Prishtinës, me golin e vetëm të takimit që u shënua në minutën e 79 nga Bernard Karrica.

Me 10 pikë pas katër javëve të para, Ballkani qëndron aktualisht në krye të Superligës, me pikë të barabarta me FC Suharekën, skuadrën rivale të qytetit. Me këta të fundit që gjithashtu triumfuan në takimin e sotëm 0-1 në transfertën e Ferizajt, falë golit të Liridon Fetahajt.

Prishtina qëndron në vendin e tretë me 7 pikë, e ndjekur nga Dukagjini me 6 pikë.

Të dielen do të luhen dy takimet e radhës së javës së katërt në Superligë: Llapi – Drita dhe Dukagjini – Malisheva.

Java e katërt e Superligës mbyllet të hënën me ndeshjen Gjilani – Ferronikeli.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore