Sport

Bale, Isco dhe Marcelo po kalojnë sezonin e fundit te Real Madrid-i


Gareth Bale, Isco Alarcon dhe Marcelo Vieira po e kalojnë sezonin e tyre të fundit te Real Madrid-it.

Të tre futbollistët janë në vitin e fundit të kontratës, dhe Real Madrid-i nuk do t’i rinovojë ato.

Dikur vendimtarë në sukseset e pafundme të skuadrës, tani thjesht një numër më tepër në skuadër.

Gareth Bale do të humbasë tetë deri në dhjetë javë për shkak të lëndimit.

Marcelo është zgjidhja e fundit në mbrojtje dhe aktualisht mungon për shkak të lëndimit.

Isco është i vetmi futbollist që ende po merr disa minuta, mirëpo edhe ai është një ndër zgjedhjet e fundit në mesfushë, vetëm para Dani Ceballos.

Duke parë këtë gjë, dhe pagat e mëdha që lojtarët posedojnë, madrilenët kanë vendosur që të ndërprejnë bashkëpunimin me të tre në fund të këtij sezoni.

Të tre futbollistët kanë oferta, mirëpo vendimi i tyre për të ardhmen ende është larg të kuptohet.

Sa i përket Isco-s dhe Marcelo-s, të dy futbollistët kanë oferta të ndryshme nga klubet e Serie A-së.

Kurse, Gareth Bale është përfolur shumë për një pensionim të mundshëm.

Lojtari i vetëm të cilit i skadon kontrata sezonin e ardhshëm, por që pritet të vazhdojë ende në Madrid, është Luka Modric.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore