Sport

Australia anulon garat e Formula 1 dhe MotoGP


Korporata e çmimit të madh të Australisë ka bërë zyrtare anulimin e garave të Formula 1 dhe MotoGP për shkak të rrezikut që paraqet COVID-19.

Andreë Ëestacott, kryetari i korporatës, siguroi tifozët që ata do të bëjnë të pamundurën për të kthyer garën për sezonin e vitit 2022.

“Ne e dijmë që ky nuk është lajmi që tifozët e Formula 1 dhe MotoGP dëshirojnë të dëgjojnë”, tha ai.

“Dua t’i falënderoj të gjithë federatat e automobilizmit që bën të pamundurën që gara të vazhdonte ashtu siç ishte planifikuar, por kjo ishte e pamundur”, vazhdoi Ëestacott.

Në MotoGp, çmimi i madh i Malajzizë do të shtyhet përpara, dhe do të zhvillohet një javë para datës së përcaktuar.

Ajo do të mbahet menjëherë pas garës së Tajlandës, që vjen në datat 15 deri 17 tetor.

Çmimi i madh i Algarve-s i bashkohet kalendarit si zëvendësim i Australisë, me MotoGP-në që kthehet në Portimao në 5-7 nëntor.

Në Formula 1, ende nuk është përcaktuar gara që do të zëvendësoj Australinë.

Të mundshme janë rikthimi i garës së Malajzizë, Bahrain-it ose një garë e dyfishtë në Amerikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore