Kosova

Asociacioni ose Zajednica, Kurti: S’kam përgjigje të re, pasi pyetja është e vjetër


Albin Kurti

Sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, është një çështje e mbyllur tani më dhe se qëndrimi i tij për këtë çështje është i ditur, tash e sa kohë.

“Sa i përket qëndrimit tonë lidhur me marrëveshjen e Asociacionit ose Zajednicës, ky është i njohur edhe i qartë, një çështje për të cilën jam përgjigjur pa numër herë, nuk kam përgjigje të re sepse pyetja është e vjetër”, ka thënë ai nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

“Asociacioni natyrisht që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese e cila praktikisht e ka shpallur”.

Albin Kurti në një botë paralele: Dialogu kurrë s’ka qenë më transparentë

Besnik Bislimi, krye-negociator i Kosovës, kur u pyet të mërkurën nga një gazetar se çfarë opsionesh po diskutoni në Bruksel, i kërkoi gazetarit të bëhet më serioz e të mos bëjë këso pyetje, sepse normalisht që nuk i tregon asgjë.

Por, Albin Kurti, shefi i tij, është i bindur se “dialogu kurrë më transparent nuk ka qenë”.

Përkundër se asnjëherë qeveria nuk ka raportuar në Kuvend se çfarë po ndodhë në dialog, nuk ka platformë të shkruar dhe nuk ka raportime para Komisionit Parlamentar e as nuk dalin në studio televizive për të shpjeguar gjë, Kurti deklaroi në Kuvend se “Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka qenë asnjëherë më transparent”.

“Që prej rifillimit të tij ne jemi treguar transparent ndaj qytetarëve dhe publikut. Kemi treguar gatishmëri për komunikim korrekt me partitë opozitare, por kemi treguar edhe kujdes dhe maturi ndaj vetë procesit të dialogut duke mos e dëmtuar atë e as interesat tona”.

“Takimet në nivel të lartë dhe atë të nivelit të kryenegociatorëve kanë qenë publike, pas çdo takimit të nivelit të lartë në kuadër të dialogut publiku është informuar për qëndrimet dhe propozimet tona”, shtoi Kurti, duke prezantuar kështu një të pavërtetë, sepse hiç më larg se për takimin e fundit, Bislimi dekoroi se s’mund të tregojë asgjë meqë janë në proces e sipër.

Sipas shefit të ekzekutivit nuk është e drejtë të thuhet se transparenca është zero.

Për Kurtin transparencë është edhe takimi që ai ka pasur me liderët e partive opozitare për të diskutuar për çështjen e dialogut me dyer të mbyllura.

“Kemi diskutar edhe për atë përmbledhje të propozimeve, ideve të opsioneve që në mënyrë të popullarizuar njihet si propozim franko-gjerman. Çdoherë kur keni thirrur seancë të jashtëzakonshme, unë kam ardhur dhe kam marrë pjesë në diskutim. Në njërën anë i përmbahem transparencës, por në anën tjetër edhe konfidencialitetit të bisedimeve”, ka shtuar ai.

“Nëse ju e konsideroni të nevojshme që përtej asaj se çfarë ju kanë njoftuar liderët e partive të tuaja ose nëse e konsideroni që nuk ju kanë njoftuar atëherë natyrisht mund të organizojmë edhe seancë të kuvendit të hapur edhe me dyer të mbyllura si të doni”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore