Sport

Arsenal pas Moussa Dembele-s


Arsenal po planifikon një lëvizje për sulmuesin e Lyon-it, në huazim te Atletico Madrid-i, Moussa Dembele.

Të paqartë rreth të ardhmes së Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah, futbollist këta që mund të largohen nga “Emirates” këtë verë, Arsenal-i po shikon për mundësi transferimi në sulm.

Një nga emrat për të cilin topçinjtë kanë shfaqur interes, është Moussa Dembele, futbollist ky që mbaron huazimin me Atletico Madrid-in këtë verë.

Skuadra spanjolle ka një mundësi për ta blerë Dembele-n për një shifër rreth 30 milionë euro, por mbetet të shihet nëse klubi Spanjoll dëshiron të shfrytëzojë këtë mundësi.

Ish-sulmuesi i Celtic-it ka pasur shumë probleme me lëndime që nga transferimi në Spanjë.

Ai ende nuk ka gjetur golin me skuadrën e Simeone-s.

Nëse ai kthehet te Lyon, Dembele do të jetë i disponueshëm për shifrën e 25 milionë eurove.

Dembele kishte shënuar 44 gola në dy sezone me Lyon-in, duke përfshirë dy golat përballë Manchester City-t në çerekfinalet e Champions League.

Ai kishte shënuar 51 gola në 94 ndeshje me Celtic-un në Skoci.

Trajneri i Arsenal-it, Arteta, e ka bërë të qartë që Arsenal-i ka nevojë për ndryshime të mëdha këtë verë.

Ai pret mbështetje nga drejtuesit e klubit.

“Jemi duke shikuar që të përmirsohemi në pozita të caktuara dhe të jemi shumë më afër se ku jemi për momentin”, tha Arteta.

“Që kjo gjë të ndodhë, ka shumë gjëra që duhet të përmirsohen. Ka lojtarë që duam t’i kemi në skuadër, dhe shpresoj që të arrijmë transferimin e tyre”, mbylli Arteta.

Arsenal janë në vendin e nëntë në Premier League, pa asnjë objektiv për të luftuar deri në fund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore