Sport

Arsenal-i arrin marrëveshje me Ajax-in për transferimin e Timber


Arsenali ka arritur një marrëveshje të plotë me Ajax-in për transferimin e Jurrien Timber, ka pohuar David Ornstein.

Londinezët thuhet se ka rënë dakord për një tarifë fillestare prej 40 milionë euro plus 5 milionë të tjera shtesa.

Mbrojtësit 22-vjeçar i është dhënë leja për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të përfunduar kushtet personale me skuadrën londineze.

Arsenali fillimisht paraqiti një ofertë 30 milionë funte për Timber muajin e kaluar, të cilën Ajax e kundërshtoi.

Gjigantët holandezë po kërkonin një tarifë më të lartë për një lojtar që i ka mbetur edhe dy vjet për të përfunduar kontratën e tij në Amsterdam.

Timber u paraqit 34 herë në Eredivisie vitin e kaluar në atë që ishte një fushatë zhgënjyese për Ajax-in, duke shënuar dy herë dhe duke regjistruar dy asistime.

Qendërmbrojtësi, i cili mund të operojë edhe si mbrojtës i djathtë, ka luajtur edhe 15 herë për kombëtaren e Holandës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore