Stil

Arkitektura që shlyen kufirin e reales me fiksionin – Restorantet që doni/duhet t’i vizitoni


Restorant në ajër – darkoni në qiell

Restorantet vizitohen për të ngrënë, por, Restorantet që duan të bëjnë diferencë, kërkojnë të ofrojnë shumë më shumë, sesa thjesht një meny të shijshme.

Mundohen të shprehin një emocion, të krijojnë kujtime të qëndrueshme dhe të futen në një ambient që do t’iu bëjë të udhëtoni në gjysmën e botës, ose thjesht rreth këndeve për sa kohë të qëndroni brenda mureve të atij ambienti.

Këtu janë te shfaqura disa restorante që janë konstruktuar si hapësira që të lënë pa frymë dhe mahnitin.

Pavarësisht nëse po dëshironi që të jeni në vende të fshehta ose në dhoma elegante të ngrënies, sigurisht që do të shtohet një pikë referimi në listën tuaj për ushqim, pije dhe dizajn unik.

No description available.

Duke marrë parasysh brendësin e tavaneve të larta dhe një sipërfaqe shumë te madhe, i jep restorantit një ndjesi reflektuese duke kombinuar materiale prej druri dhe metale me shumë estetik.

E guximshme dhe e veçantë, kjo është një krijim i një vepre arti, në stilin e fisit Ndebele të Afrikës së Jugut, duke përdorur shumë detaje prej druri.

No description available.

Një tjetër restorant interesant, është edhe një hapësirë si kjo, e ndriçuar nga shumë qirinj. Ambient shumë elegant dhe romantik njëkohësisht.

Me një dekor që ngjiten në harqet e bardha dhe gjelbërimin shtesë që plotësojnë mobiljet e bardha. Është një vend i ëndërruar për të darkuar e që patjetër do jetë i shtuar në listën tuaj të preferuar (po të keni mundësi ta vizitoni).

No description available.

Ndryshe nga restorantet e lartpërmendura, ky restorant është kryesisht me një ambient të hapur dhe të bardhë. Elegant dhe minimal, përmban një kuzhinë qelqi në mënyrë që mysafirët të mund të shikojnë ushqimin e tyre duke u gatuar.

Një shembull kryesor i një restoranti që përdor zgjedhje të sofistikuara të ndriçimit, për të krijuar një atmosferë të pasur me një ndjesi moderne.

No description available.

Një restorant me një ambient jo të zakonshëm, i ndërtuar në thellësinë e detit ju dhuron një ndjejnë të jashtëzakonshme gjatë qëndrimit në të.

Drita natyrale e cila mbërrin nga qielli përmes ujit në thellësinë e këtij restoranti është mahnitëse.

Ambient i rrethuar me ujë, dhe me jetën brenda ujit që ju jep mundësin t’i shihni krijesat e ndryshme të detit, është thjesht një ndjejnë fantastike.

No description available.

Ndonëse duket e çuditshme dhe jo reale, në fakt ky është një restorant i vërtet.

Nëse doni që në të njëjtën kohë ta shijoni lartësinë dhe adrenalinën që e ofron ky vend dhe në të njëjtën kohë të shijoni ushqimin, atëherë kjo është zgjedhje ideale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore