Jetesë & Stil

Ardit Gjebrea zbulon bashkë prezantuesen e netëve finale të “Këngës Magjike”


Netët finale të edicionit të këtij viti të festivalit së “Këngës Magjike”, po afrojnë, teksa disa emra u aluduan rreth asaj se kush do ta bashkë prezantoj evenimentin me Ardit Gjebrean.

Kanë kaluar disa javë, që kur këngët konkurruese të festivalit po prezantohen çdo të diele në kuadër të emisionit që Gjebrea drejton, por ky i fundit ka zbuluar edhe një detaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagramit, Ardit Gjebrea, ka bërë të ditur se skenën e prezantimit të “Këngës Magjike”, do ta ndaj me këngëtaren e njohur shqiptare, Marsela Çibukaj,

“Gëzuar! Për prezantimin bashkë të netëve finale të ‘Kënga Magjike 2021’, Marsela Çibukaj, mbi të gjitha – Artiste”, mbishkroi ai në imazhin e publikuar teksa shihej duke ngre dolli me këngëtaren në fjalë.

Njoftimin për fansat e saj e ka bërë edhe vet artistja, Çibukaj, duke ri-postuar fotografinë e Gjebreas, teksa mbishkroi:

“Një ëndërr që realizohet. Një privilegj dhe një emocion unik. Do jetë me të vërtetë plot magji kjo Kënga Magjike 2021 për mua”.

Kujtojmë se netët finale të “Kënga Magjike 2021” mbahen nga 26 deri më 29 maj.

Ndryshe, Marsela Çibukaj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur, e cila numëron disa këngë të suksesshme në repertuarin e saj, të tilla si “Thërrime dashurie” e “Ndjenjë pa kohë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore