Sport

Ansu Fati operohet fshehtë


Ansu Fati u operua në gju më 8 nëntor, pas lëndimit që pësoi në ndeshjën kundër Betis.

18 vjeçari pritej që të kthehet këto ditë, por diçka ka shkuar keq në rikuperimin e tij.

Ai është operuar fshehtë nga doktorët e Barcelonës, por përsëri diçka nuk ka shkuar mirë, dhe gjuri i tij pësoi ënjtje të mëdha.

Pritet që shpejtë të ketë operim tjetër, raporton TV3, televizion ky shumë afër klubit.

Siç raporton SPORT, operacioni duhej të kryhej në mënyrë të fshehtë, por dikush i lidhur me klub ka zbuluar këtë gjë.

Ansu Fati është shumë i mërzitur sepse nuk donte që këto të dhëna të shfaqeshin në publik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore