Sport

Animohet aksidenti i tmerrshëm i Romain Grosjean në Bahrain


Canal Plus ka sjell një video animacion të aksidentit horror që Romain Grosjean kishte pësuar në garën e Bahrain gjatë fundit të vitit 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=nGDulS1P_jU

Në garën e tretë para fundit të sezonit 2020 në Formula 1, në xhiron e parë menjëherë pas fillimit të garës, ndodhi një aksident i tmerrshëm.

I përfshirë ishte francezi i HAAS, Romain Grosjean.

Grosjean humbi kontrollin e makinës së tij dhe me një shpejtësi të madhe goditi barrierat mbrojtëse, duke shkaktuar kështu aksidentin.

Makina HAAS menjëherë u përfshi prej flakëve të mëdha dhe për disa minuta nuk dihej asgjë për fatin e Grosjean.

Siç shfaqet edhe në video, ishte pjesa e quajtur “halo” e cila i shpëtoi jetën Grosjean-it, në momentin vendimtar.

Por, përveç asaj, Grosjean kishte nevojë edhe për ndihmën e rojeve të garës, që ishin herojntë e vërtetë të momentit.

Pas asaj, Grosjen u dërgua në spitalin më të afërm, me djegie të nivelit të dytë në duart e tij, por pa lëndime tjera fizike.

Për Romain, ishte sezoni i fundit në F1, ku në HAAS, u zëvendësua nga djali i legjendarit Michael, Mick Schumaher.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore