Euro 2024

Anglia përmbys rezultatin ndaj Sllovakisë


Associated Press

(Ky lajm është përditësuar)

Anglia ka kaluar në epërsi 2:1 ndaj Sllovakisë përmes Harry Kane në ndeshjen e tretë të një të tetës së finales.

Kane shënoi në nisje të pjesës së parë të vazhdimeve – dy herë nga 15-të minuta – pas një asistimi të Ivan Toney.

Sllovakia kaloi e para në epërsi përmes Ivan Schranz në minutën e 25-të pas një aksioni të bukur të sllovakëve.

E goli i Anglisë në minutën e 50-të nga Phil Foden u anulua për pozitë jashtë loje. Declan Rice qëlloi shtyllën në minutën e 80-të.

Megjithatë, gjithçka u përmbys krejt në fund. Jude Belligham realizoi në minutën e pestë të kohës shtesë për t’i barazuar shifrat në 1:1.

Anglia është në rrugë të mirë për të kaluar në çerekfinale të kampionatit evropian Euro 2024 në Gjermani, por nuk tregoi lojë të bukur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore