Kosova

Aksioni i Policisë së Kosovës: Sekuestrohen 25 kilogramë drogë, arrestohet i dyshuari


Sasia e drogës së sekuestruar/Policia e Kosovës

Janë sekuestruar 25 kilogramë drogë të llojit marihuanë pas një aksioni në një banesë në Komunën e Fushë-Kosovës dhe në dy shtëpi në Breznicë të komunës së Obiliqit, njoftoi të dielen Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar një person nga policia kufitare në Han të Elezit, pas dyshimeve për posedim të narkotikëve. Policia e Kosovës njoftoi se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Sasia e sekuestruar dyshohet se ka qenë e destinuar për tregun vendor dhe që kap vlerën rreth njëzet e shtatë mijë e pesëqind euro (27.500 euro). Gjithashtu, gjatë operacionit policor është sekuestruar edhe automjeti/vetura Ford Focus ngjyrë hiri me targa vendore si dhe një telefon”.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në vazhdën e luftës për parandalimin dhe luftimin e rasteve të abuzimit me substanca narkotike, pas pranimit te informatave përmes rrugëve operative, realizoi planin taktik policor të antidrogës “KTHESA”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore