Aksident në punë, gjen vdekjen punëtori 19-vjeçar i portit të Durrësit

SHFLETO
Orges Permargjeta
15.04.2022 15:21
Loading Icons...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes brenda ambienteve të portit Durrësit, ku është aksidentuar një punonjës.

Sipas njoftimit të Policisë, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, i cili punonte si punëtor ngarkim-shkarkimi.

I riu ka ndërruar jetë në spital.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.