Kosova

Abdixhiku, Hovenierit: Kosova nuk ka aleat më të afërt se SHBA-në


Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilin kanë ndarë pikëpamje mbi zhvillimet politike në Kosovë.

Takimin e ka bërë të ditur Abdixhiku përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Me ambasadorin Hovenier, ndamë pikëpamjet tona mbi zhvillimet politike në vend. Kosova nuk ka aleat më të afërt se SHBA-të dhe LDK do t’i ruajë këto relacione në çdo veprim të saj duke avancuar gjithnjë interesin tonë shtetar”.

“Ambasadorin e falënderova për një vit të shkëlqyeshëm bashkëpunimi me LDK-në”, ka shkruar ai.

Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 15 dhjetor është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Vjosa Osmani priti në takim në rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ishte prezente dhe drejtoresha për Evropën jugore dhe qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland”.

“Në takim, Presidentja Osmani bisedoi për zhvillimet e fundit në vend, si dhe u fol për format konkrete të avancimit të partneritetit e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.

Në të njëjtën ditë ishte takuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ambasadorin Hovenier, i cili ka qenë i shoqëruar edhe me Drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit Amerikan, Collen Hyland.

Sipas një njoftimi të lëshuar në media pas takimit bëhet e ditur se Kurti së bashku me Hovenier e Hylan kanë diskutuar për marrëdhëniet e forta dypalëshe, bashkëpunimin në shumë fusha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore