Zgjedhjet në Shqipëri

Valdete Daka: Nënën e kam shqiptare, por nuk do votoj në zgjedhjet në Shqipëri


Kryetarja e Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve së Kosovës, Valdete Daka, tregoi se ka pasaportë shqiptare, por nuk do të votojë në zgjedhjet e 25 prillit.

Daka tha se pasaportën shqiptare nuk e ka marrë për shkak të ndonjë afërsie me politikan, por sepse nënën e ka pasur me prejardhje nga Shqipëria.

“E gjithë familja ime ka pasaportë shqiptare. Jo, për shkak të afërsisë me ndonjë politikan, por se nëna ime është nga Shqipëria. Ka pasur nënshtetësi shqiptare. Unë nuk do të votoj në këto zgjedhje, sepse konsideroj që duhet të votojnë ata që japin kontribut në shtet. Unë jetoj dhe punoj në Kosovë. Konsideroj që vota ime duhet të hidhet në Kosovë”.

Një delegacion i KQZ nga Kosova po ndihmon, duke vëzhguar nga afër zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, specifikisht në Tiranë, ku po implementohet edhe projekti i ri i “Identifikimit Biometrik”.

“Kërkon ndryshimet e nevojshme ligjore. Nuk e besoj që ky projekt do të mund të zbatohet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Do të shqyrtohet si projekt për zgjedhjet e ardhme parlamentare që do të mbahen në Kosovë”, shtoi Daka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore