Kampionate

Vendet shtesë në Champions League për sezonin e ri, kryeson liga çeke


Me fillimin e kupave evropiane 2024-25 dhe veçanërisht me debutimin e Champions League-s së re ka rifilluar edhe gara për dy vendet shtesë në kompeticionin më të mirë evropian për klube. Një risi që nisi sezonin e kaluar, kur Seria A dhe Bundesliga fituan nga një vend shtesë.

Kjo formë e veçantë, kujtojmë, u prezantua me revolucionin e formatit të Champions League.

Turneu, siç dihet tashmë, këtë sezon do të prezantohet me një format të ri dhe do të ketë pjesëmarrjen e 36 skuadrave, me një grup të vetëm dhe tetë ndeshje (kundër po aq kundërshtarëve të ndryshëm) për çdo ekip.

Por, teksa ka përfunduar java e parë e ndeshjeve në Champions League, cilat janë ligat e renditura më lartë? Liga që do të mund të përfitojnë ato dy vendet shtesë në Champions për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se kjo është vetëm java e parë e ndeshjeve dhe situata natyrisht do të ndryshojë dukshëm deri në fund të javës së tetë, apo dhe deri në finalen e madhe të kompeticionin në vitin 2025.

Megjithatë, pas javës së parë, është interesante të shihet se dy ligat që kryesojnë renditjen janë ajo çeke dhe portugeze. Kjo, pasi skuadrat e tyre patën rezultate të shkëlqyera në ndeshjet respektive.

Renditje e ligave pas javës së parë të Champions League 2024-25:

1.Republika Çeke – 5700 pikë (një vend shtesë në Champions League 2025-26)

2.Portugalia – 5400 pikë  (një vend shtesë në Champions League 2025-26)

3.Franca – 4784 pikë

4.Gjermania – 4750 pikë

5.Sllovakia – 4625 pikë

6.Italia – 4500 pikë

7.Anglia – 4428 pikë

8.Spanja – 4286 pikë

9.Suedia – 4250 pikë

10.Austria – 4200 pikë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore