Arabia Saudite e interesuar për gjigandët e La Liga-s

SHFLETO
Romario Ismailaj
20.09.2024 10:04
Loading Icons...

Një raport i ri ka zbuluar se Arabia Saudite është e interesuar të blejë një tjetër klub evropian dhe ta kthejë atë në një nga skuadrat më të mira në botë. Dhe, klubi në fjalë është Atletico Madrid-i.

Ndikimi i Arabisë Saudite në futboll është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me Ligën Pro që ka tërhequr disa nga lojtarët më të mirë në mbarë botën, duke përfshirë Cristiano Ronaldo-n, Neymar Jr dhe Karim Benzema-n.

Nëpërmjet Fondit të Investimeve Publike (PIF), Arabia Saudite gjithashtu ka futur duart e saj në klubet evropiane duke blerë skuadrën e Premier League Newcastle United në tetor 2021.

Dhe tani, një raport i ri ka sugjeruar se Arabia Saudite mund të jetë duke u përgatitur për të blerë një tjetër skuadër të lartë evropiane dhe për t’i transformuar plotësisht atë.

Gil Marin dhe presidenti i klubit Enrique Cerezo thuhet se zotërojnë rreth 66% të aksioneve të pronësisë së Atletico Madrid-it.

Lajmi vjen mes marrëdhënieve në rritje midis klubit dhe vendit të Lindjes së Mesme pasi “Riyadh Air” u bë sponsori zyrtar i fanellave të klubit në gusht të vitit të kaluar.

Kohët e fundit, Arabia Saudite thuhet gjithashtu se ka kërkuar sponsorizimin e stadiumit të Atletico Madrid-it, “Metropolitano”, me “Riyadh Air” kandidatin më të mundshëm.

Megjithatë, nuk ka pasur një konfirmim zyrtar që Gil Marin është ende i përgatitur të shesë aksionet e tij, dhe kështu Arabia Saudite do të duhet të presë.

Por, ndërsa ata presin të zgjerojnë më tej shtrirjen e tyre në futboll, Arabia Saudite nuk ka mbetur pas në sporte të tjera. Më e rëndësishmja, kombi është përfshirë shumë në botën e sporteve luftarake përmes shefit të boksit Turki Alalshikh.