Kosova

Sërish seancë e mbyllur në Speciale


Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ka nisur dëshminë dëshmitari i radhës i cili po ashtu do të dëshmojë me masa mbrojtëse ngjashëm si dëshmitari i 85-të.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i DhSK-së për Albanian Post, Christopher Bennett.

“Dëshmitari i sotëm po dëshmon me masa mbrojtëse. Do të ketë një përmbledhje të provave dhe disa dëshmi do të jenë publike”, ka thënë Bennett për AP.

Nga mbi 300 dëshmitarë në total, deri tani janë dëgjuar 85 prej tyre – shqiptarë, serbë, ekspertë ndërkombëtarë, ish-zyrtarë të misioneve, ish-komandantë e viktima të pretenduara të luftës – kryesisht në seanca të mbyllura për publikun, ndërsa sot do të ofrojë dëshminë dëshmitari i 85-të.

Ish-presidenti i Kosovës, ish-kryeparlamentarët kosovarë dhe ish-shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes (LVV), akuzohen nga e Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për vrasje të pretenduara, torturë e trajtim mizor në periudhën midis viteve 1998–1999.

Në procesin gjyqësor që ka nisur më 3 prill 2023, katër ish-drejtuesit e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore