Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho foli pas ndeshjes së Nations League ku kuqezinjtë u mundën minimalisht 0-1 nga Gjeorgjia në stadiumin “Air Albania”, Tiranë.
Për trajnerin e kuqezinjëve, dueli i sotëm ishte shumë i ndyrshëm nga ai me Ukrainën, shumë taktikë, sipas tij.
“Është ndeshje tjetër me Ukrainën, shumë ndryshe. Këtu kemi parë një ndeshje shumë taktike nga të dy”, pranoi Sylvinho.
“Duhet t’i bëj komplimente skuadrës së tyre dhe trajnerit të tyre që si ne po punon shumë mirë”.
“Sa i përket ndeshjes, fjala ishte ngadalësim, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë mbrapa, të njëjtën gjë bënim ne. U bë ndeshje shumë taktike”.
“Në fakt goli aty ndryshoi pak sipas meje se të dy skuadrat bënë mirë për barazimin. Për fat të keq pësuam gol, por ishte ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën”.
“Mungesat? Unë nuk mund të ankohem, do i bëj komplimente lojtarëve, kemi bërë dy ndeshje të vështira, grupi është i vëshitrë, i ekuilibruar. Kjo është ndeshje fizike, nuk kam çfarë u them lojtarëve, ata kanë bërë maksimumin e mundshëm. Kjo është një ndeshje për barazim por për fat të keq kemi pësuar gol”.
“Jam i lumtur me të gjithë lojtarët që kanë ardhur, por për fat të keq më duhet të lija jashtë një, Zekën. Por e pashe lojtarin në stërvitje. Pas dëmtimit të Muçollit nuk kemi lojtar mëngjërashë ndaj erdhën Spahiu e Zeka. Asllani po rritet, ka bërë një Evropian të bukur. Ai si shumë, ka një karrierë shumë të bukur para”, përfundoi Sylvinho.
Ndeshjet e radhës në Nations League do të jenë në tetor, pra pas gati një muaji. Në raundin e tretë, më 11 tetor, përballen Ukrainë – Gjeorgji dhe Çeki – Shqipëri. Në raundin e katërt, më 14 tetor, vijnë duelet Gjeorgji – Shqipëri dhe Ukrainë – Çeki.
Humbja ndaj Gjeorgjisë, kapiteni Hysaj: Keqardhje, ndoshta ishim pak të lodhur
Ylber Ramadani pas humbjes: Vazhdojmë të luftojmë për vendin e parë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e “keqlexoi” realitetin politik, Kosova dështoi ta kapitalizojë Banjën në arenën ndërkombëtare
-
Ursula von der Leyen mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor, për Planin e Rritjes
-
Vala e dytë e shpërthimeve në Liban vret 20 dhe plagos 450
-
Ministria e Financave bën përmbledhjen 8-mujore, të ardhurat rritje me 10% nga 2023